Pas largimit të Zinedin Zidan nga pankina e Real Madrid, ka folur vetë presidenti Fiorentino Perez. Kreu i madrilenëve i la të hapur derën teknikut francez teksa deklaroi para mediave:
“Për mua ishte një vendim i papritur dhe është një ditë e trishtuar për mua e për të gjithë ne që punojnë në këtë klub.
Dua t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj, pasionin tuaj, dashurinë tuaj gjatë këtyre viteve dhe sjellja juaj gjithmonë ka qenë shembullore që bazohen me vlerat e Madridit. Më shumë se një lamtumire unë do të doja të them se kjo derë mbetet e hapur për ty dhe e di se shumë shpejt do të kthehesh”, përfundoi Perez.