Marrëdhënia mes Aurelio De Laurentis dhe Mauricio Sari-t ka disa muaj që është shumë e acaruar. Në çdo dalje përpara shtypit De Laurentis nuk harron të flasë keq për ish-trajnern e Napolit. Këtë herë fjalët për teknikun aktual të Chelsea-t ishin të rënda.
Ai ka thënë: “Besoja shumë tek personaliteti i tij dhe mendova se kisha gjetur një trajner për shumë vite, por çdo gjë ishte çështje parash. Kisha dëgjuar që më kontratën e re që do nënshkruante donte të bëhej i pasur. Isha unë ai që nga 700 mijë euro e rrita rrogën e tij në 1.5 milionë euro. Besoja se ai ishte i dashuruar me ekipin dhe me qytetin e Napolit, por tani mendoj se ai më shihte thjesht si një person që i mbushte llogarinë bankare”.