Tekniku i ri i Chelseat Maurizio Sarri nuk ka lënë aspak kujtime të mira te Napoli. Marrëdhëniet midis tij dhe presidentit Aurelio De Laurentiis janë acaruar dhe kreu i klubit napolitan e ka akuzuar italianin për pabesi dhe përpjekje për të marrë me vete ccdo lojtar të Napolit në Londër.
“Nuk e pëlqeva kur më tha se të dy kishim bërë gabime, sepse nuk besoj se unë kam bërë ndonjë. Për më tepër që ai donte të shpërbënte të gjithë ekipin dhe ta merrte me vete në Angli”, deklaron ish-producenti i filmave italianë.