Prej kohësh është përfolur kalimi i Elseid Hysajt te Chelsea, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare nga ana e dy klubeve. Së fundmi mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se presidenti i ekipit italian, Aurelio Di Laurentis ka vendosur veton dhe ka zgjedhur që mbrojtësin kuqezi mos ta lëshojë as për shifrën e 42 milionë eurove.
Në zyrat e klubit të Napolit ka mbërritur një ofertë e tillë nga anglezët e Chelsea-it, por me sa duket kreu i italianëve është i bindur për vlerat e mbrojtësit të djathtë. Ai është gati ta lërë të lirë Hysajn vetëm nëse për shërbimet e tij do të paguhen plot 60 milionë euro.