Presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka zhvilluar një mbledhje dje me stafin drejtues të klubit të kuq së bashku me trajnerin Starova. Një mbledhje që vjen një ditë pas barazimit në Vlorë kundër Flamurtarit.
Prezent ka qenë edhe këshilltari i presidentit Demi, Luciano Moggi.
Numri 1 i klubit të Partizanit ka pasur rezerva për barazimin e fundit ndaj Flamurtarit, madje nuk ka nguruar të ngrejë as tonet gjatë mbledhjes.
Një temë diskutimi ka qenë edhe Boniface, sulmuesi i ardhur te Partizani në merakton e janarit, për të cilin presidenti Demi mendon se është një lëvizje e gabuar.
Duket se tashmë do të jetë Moggi njeriu që do të merret me merkaton e Partizanit.