Një sukses i jashtëzakonshëm në Beograd, medalje si kampion Europe për Izmir Smajlaj dhe një dekoratë e jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për njeriun që they rekorde në kërcim së gjati.
“Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj. Ndihem i privilegjuar që ju kam bërë krenar . Dua të falenderoj Presidentin e Republikes së Shqipërisë Z.Bujar Nishani që më dekoroi me titullin “MJESHTER I MADH” në sport për arritjen time si kampion Europe në Atletikë. Që u mundova të përfaqësoj denjësisht vendin tim në këtë kompeticion”, ka shkruar Izmir Smajlaj.