Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka ka folur menjëherë pas sfidës, ku skuadra arriti të barazonte 0-0 dhe gjithashtu të kualifikohej për më tej në Kupën e Shqipërisë. Lezhjanët eliminuan Partizanin, ndërsa sot arritën të çonin në shtëpi Flamurtarin.
“Kam një ekip super. Ju i patë ata çuna se si luajtën në fushën e blertë. Jam shumë i kënaqur për gjithçka që dhanë në ndeshjen e sotme. Nuk ka rëndësi se kë kemi përballë, Partizanin apo Flamurtarin , mjafto që ne fituam. Falënderoj çunat edhe njëherë pasi kjo është historike për ne”, përfundoi presidenti i Besëlidhjes.