Ekuban është shndërruar së fundmi në lojtarin vendimtar për Partizanin duke shënuar gola me peshë në kampionat.
Sulmuesi i të kuqve po kalon një super formë, ndërsa para takimit kundër Besëlidhjes për Kupë duket më i karikuar se kurrë.
Një gjë të tillë, Ekuban e ka treguar përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Instagram, duke shpërndarë një kërcim të veçantë përmes një videoje, ndërsa në gjuhën italiane shkruante: Festimi i radhës?
Ndoshta kundër Besëlidhjes, nëse shënon, Ekuban do të festojë në këtë mënyrë.