Ish-futbollisti i njohur anglez, tashmë moderator televiziv i një emisioni sportiv, Geri Lineker, pati premtuar sezonin e shkuar se do të bëntë i zhveshur një nga emisionet e tij në rast se Lestëri do të fitonte titullin kampion.
Lestëri e fitoi titullin ndaj dhe në ndeshjen hapëse të këtij sezoni në Premier League, ku kampionët u ndeshëm me Hull Sitin, Lineker prezantoi live emisionin e tij i veshur vetëm me pantallona të shkurtra.
Kjo ngjarje bëri bujë në gjithë mediat botërore, pasi anglezi Lineker u tregua vërtet i guximshëm.