Kristal Abazaj debutoi me Anderlechtin sot pas 5 muajsh që kur u transferua te gjigantët belg të futbollit. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 69-ë për t’i ardhur në ndihmë ekipit që po humbiste me rezultatin 2-1 ndaj Cercle Brugge. Kuqeziu nuk kishte asnjë mundësi të shpëtonte Anderlechtin nga humbja. Megjithatë, ky është sinjali i parë se ndoshta karriera e tij në Belgjikë tani do të marrë një drejtim krejtësisht tjetër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.