Armando Sadiku nuk u transferua gjatë merkatos së verës në një tjetër skuadër, pasi klubi i kryeqytetit të Zvicrës, Zyrihu, e mbajti atë peng. Por, mundësitë janë të shumta që në merkaton e janarit ai të largohet nga ambienti i Zyrihut dhe të firmosë për një ekip tjetër.
Gazeta “Sport Ekspres” mëson se kartoni i sulmuesit nuk ka vlerën e 9 milionë eurove, shumë që u pretendua nga presidenti i Zyrihut, por e vërteta është shumë ndryshe. Realisht. Zyrihu pretendon 1.8 milionë euro nga shitja e sulmuesit nga Elbasani, i cili realizoi gol në takimin kundër Maqedonisë pak ditë më parë.
Gjithashtu, bëhet me dije se Zyrihu e mbajti peng Armando Sadikun sepse nuk kishte në dispozicion një tjetër sulmues, kështu që u detyrua që të mbajë shqiptarin në grupin e saj. Sa iu përket ofertave nga skuadrat e huaja, turke, ruse dhe angleze, ato mbeten të vërteta, por që klubi zviceran e kishte vendosur të ardhmen e sulmuesit.
Ai pritet që të qëndrojë deri në muajin janar, ndërsa Bazeli është interesuar zyrtarisht për sulmuesin, ndërsa pritet që ta tentojë shumë shpejtë që ta bëjë për vete për të ardhmen. Lojtari pretendon Serie A, por statusi i ekstrakomunitarit e bën të vështirë aktivizimin e tij.