Kriza e stolit te Reali po bëhet një gangrenë e vërtetë për klubin madrilen. Nuk mjaftojnë shkarkimet, por dhe fakti që asnjë teknik i njohur nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e kampionëve të Europës.
Gazetari britanik Duncan Castles zbulon se trajneri i Tottenhamit Mauricio Poçhetino bisedoi me presidentin e Realit Florentini Perez dhe pranoi propozimin e tij për të marrë përsipër drejtimin e madrilenëve pas dorëheqjes së Zinedine Zidane, por në momentin final kur do të hidhej firma, kreu i klubit londinez Daniel Levy ka bllokuar gjithçka.
Më tej Pocchetino firmosi një kontratë rinovimi me “Spur”-at deri në 2023.
Aktualisht Reali nuk ka një trajner të emëruar, pasi Santiago Solari nuk ka një kontratë zyrtare me klubin