Partizani është nisur drejt kryeqytetit për të zhvilluar sfidën e sotme ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi”.
Newsport ka mësuar fjalët e teknikut të Partizanit Skënder Gega para supersfidës me Kukësin. Përpara nisjes drejt kryeqytetit, ai u ka kërkuar lojtarëve të tij të përqëndrohen te takimi dhe të ruajnë gjakftohtësinë.
“Mos u rrëmbeni nga emocionet. Luani me kujdes, kini vëmendjen. Jemi në vend të parë. Luani të qetë”, mësohet ketë trajneri i të kuqve.
Takimi do të luhet në orën 18:00.