Sot paradite në orën 11:00 në klubin e kuq ka patur një mbledhje urgjente për gjëndjen e skuadrës dhe të ardhmen e trajnerit. Burime për newsport.al tregojnë se trajnerit Adolfo Sormani i është propozuar prishja e një anshme e kontratës gjë e cila është refuzuar prej tij.
Rezultatet jo të mira në fillimin e këtij kampionati si dhe humbja në Kukës kanë prishur pozitat e italianit që nuk e ka pranuar divorcing e parakohshëm me të kuqtë. Sormani ka firmosur në verë një kontratë 2-vjeçare dhe ai ka kërkuar që të respektohet marrëveshja. Në përfundim të mbledhjes klubi I ka dhënë kohë italianit për të rikthyer skuadrën në nivelet e kërkuara. Pas mbledhjes Sormani është larguar drejt Italisë për të pushuar disa ditë.