Rasti konkret që dyshohet për trukim është takimi i mbrëmshëm Dinamo-Besiktas, që mendohet se mund të jetë një provë se dhe takimet në Champions League trukohen shpesh.
Dhjetëra të plagosur, shumë gola dhe një valë zërash për trukimin e rezultatit pasuan humbjen e thellë të Beshiktashit në Champions League këtë mesjavë.
Ndeshja e luajtur në stadiumin olimpik të Kievit përfaqësonte një shans ideal të skuadrës turke për të kaluar në raundin tjetër të kupës me veshë të mëdhenj, por miqtë humbën thellësisht 6-0.
I pari që ka reaguar për këtë rast, ka qenë Declan Hill, autor i librit “Quiz: Organizing Crime and Football” dhe një prej ekspertëve në analizën e korrupsionit në sport. Ai e kishte cilësuar këtë sfidë si një prej përballjeve më të rrezikuara për manipulim nga rrjetet kriminale, dhe loja në fuhën e blertë shton akoma më shumë dyshimet për trukim.
Një tjetër reagim ka qenë ai i trajnerit të Beshiktashit, Senjol i cili u shpreh mbas ndeshjes: “Kjo ndeshje duhet të ekzaminohet për faktorë jashtë fushës”, tha trajneri turk, me një referim të qartë se diçka nuk shkon”, ka thënë trajneri i Beshiktashit lidhur me takimin e djeshëm ndaj Dinamos së Kievit.