Janë kampionët në fuqi në Superligën shqiptare, por situata në kampin e Skënderbeut ka agravuar. Sot, u bë me dije që skuadra korçare ka bojkotuar stërvitjen. Futbollistët nuk kanë preferuar të zhvillojnë seancën e radhës për shkak se nuk janë paguar prej 3 muajsh.
Neësport.al ka mësuar se të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm në fushën stërvitore, por më pas unanimisht kanë vendosur të bojkotojnë. Në këto kushte, burime pranë klubit bëjnë me dije që trajneri Orges Shehi ka respektuar vendimin e tyre dhe më pas të gjithë janë shpërndarë.
“Nëse keni vendosur të bojkotoni stërvitjen, unë e respektoj vendimin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë trajneri Orges Shehi.