Rauf Alijev ishte futbollisti që bëri diferencën në fushë në ndeshjen kundër Kamzës. Sulmuesi azer i Kukësit u fut në lojë në pjesën e dytë dhe në çdo top që prekte, ai ishte rrezik konstant për kundërshtarin.
Madje ai ishte protagonisti kryesor i takimit pasi fitoi 11-metërshin që u shndërrua në gol nga Elis Bakaj. Lënia e shtatlartit në stol i ka habitur të gjithë. Por, sot mësohet arsyeja se pse trajneri serb zgjodhi të zbriste në fushë vetëm Elis Bakajn dhe jo azerin.
Trajneri Milinkoviç është detyruar nga presidenti Gjici që ta lërë në stol shtatlartin për shkak të paraqitjes së dobët që ka bërë në ndeshjen kundër Tiranës. Serbi është detyruar t’ia shpjegojë Alijevit arsyen dhe të dy kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin për t’u futur në lojë në pjesën e dytë të takimit, që rezultoi e suksesshme.