Philipe Coutinho ishte një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato verore. Ylli i Liverpool në fund vendosi të mos largohej por të qëndronte te ekipi anglez.
Megjithatë sot, e përditshmja gjermane “BILD” ka zbuluar se drejtuesit e Liverpool kishin hyrë në tratativa për të transferuar në skuadër “yllin” e Bayern Munchen, Thomas Muller.
Ata ishin të gatshëm të paguanin 100 milionë euro për shërbimet e tij. Por, gjiganti gjerman ka qenë i vendosur për të mos e larguar nga “Allianz Arena” dhe në këtë mënyrë edhe drejtuesit e anglezëve janë detyruar të mbajnë në “Anfield” Coutinho-n.