Në prag të ndeshjes kundër Kosovës në Shkodër, portieri i Kroacisë, Danijel Subasiç ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp duke deklaruar se: “Nuk e njohim Kosovën. Kemi pak informacione për të. Por, jemi munduar t’i analizojmë përmes pamjeve filmike.
Rëndësi ka që të fokusohemi dhe të japim maksimumin nga fillimi në fund të ndeshjes për të marrë tri pikë”, deklaroi Subasiç në konferencën e sotme për shtyp.