Tibua Cortois është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Portieri i njohur flitet për një kalim të mundshëm te Real Madrid. Në lidhje me këtë transferim të mundshëm, ka folur trajneri i ri i madrilenëve Lopetegui. Kur është pyetur për “gardianin” belg, ai i është shmangur pyetjes duke thënë:
“Siç kam thënë edhe më parë, unë nuk flas për lojtarë që nuk i përkasin Real Madrid-it. Unë flas vetëm për ata që janë në Madrid dhe kjo nuk do të ndryshojë as sot.
A e patë sot? Keylor është portieri ynë. Ai është këtu. Nuk ka asnjë portier tjetër për të cilin mund të flasim. Keylor është i jashtëzakonshëm. Ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë fazës përgatitore. Ai është i lumtur që është me Real Madridin dhe ne jemi të lumtur që e kemi”, ka deklaruar tekniku i spanjollëve.