Vetëm pak momente më parë pas një njoftimi të bërë nga policia e Tiranës është mësuar se janë shoqëruar tre tifozë bardheblu. Arsyeja e ndalimit të tyre ka qenë tentativa për të prishur fushën e stadiumit “Selman Stermasi” ku pritet të luaj nesër skuadra e Partizanit.
10 tifozë kanë qenë në orët e para të mëngjesit në stadium me mjete punë në duar për të dëmtuar terrenin e gjelbër të stadiumit por është dashur ndërhyrja e policisë që ky plan të mbetej në tentativë.