Policia jashtë stadiumeve? FSHF bën “prapa-kthehu” pas trazirave në Korçë

Përleshja në stadiumin e Korçës ditën e djeshme në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit duket se ka detyruar FSHF-në të ndryshojë qëndrim në lidhje me prezencën e policisë në stadiume gjatë ndeshjeve të kampionatit.

Vetëm disa ditë pas vendimit të bujshëm për të lënë policinë jashtë impianteve, e duke detyruar klubet të garantojnë sigurinë e ndeshjeve me polici private, sot sekretari i përgjitshëm i FSHF-së Ilir Shulku i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit për të riparë edhe një herë rolin e tyre në stadiume e duke i rikthyer forcat e rendit brenda rrethimit të impianteve.

Shkresa e plotë e Sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku:

Të nderuar zotërinj!

Duke marrë shkas nga incidentet e ndodhura në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”, Federata Shqiptare e Futbolli,  ju drejtohet për të sjellë në vëmendjen tuaj çështjet e sigurisë së tubimeve sportive.

Në vijim të korrespondencës midis dy institucioneve tona, FSHF dhe anëtarët e sajë, janë duke marrë masat të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të sigurisë në impjantet sportive. Këto masa, përfshijnë ndër të tjera njoftimin e policisë së shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të ndeshjes, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, klubet anëtare do të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.

Sakaq, konform parashikimeve të nenit 51 të Ligjit “Për Sportin” ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, për këtë arsye do t`ju luteshim që në zbatim të kësaj dispozite, të angazhoheni për të garantuar sigurinë e ndeshjeve përmes prezencës së forcave të rendit në të gjitha impiantet sportive.

Incidenti në stadiumin “Skënderbeu” Korçë, dëshmoi se prezenca e policisë së shtetit brenda mjediseve sportivë është më shume se sa e domosdoshme për garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin agravimit të situatave. Sa më sipër edhe për vetë faktin se forcat e rendit, gjithsesi janë gjithnjë të pranishme gjatë zhvillimit të ndeshjeve jashtë rrethimit të stadiumeve.

Me besim në një reagim pozitiv nga ana juaj.

Ilir Shulku

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.