Ndeshja e Skënderbeut me Tiranën ka hapur polemikat për arbitrimin jokorrekt. Në një nga episode e shqyrtuara në moviolën te emisioni “Rubrika Sportive” një rast flagrant për shënim i është mohuar Tiranës në minutën e 27-të të sfidën në Korçë ku kapiteni i korçarëve Marko Radas ndalon me dorë topin duke u hequr bardhebluve një rast të pastër shënimi. Çuditërsisht kroati nuk mori asnjë penalizim.
Për ish-trajnerin e Partizanit Sulejman Starova ka ironizuar me sjelljen e arbitrave.
“Është karton I kuq I pastër. Jo vetëm kryesori, por dhe anësorët janë ‘bashkëpunëtorë në krim’. E kthyen në ndeshje volejbolli”, deklaron Starova.