Etrit Berisha ka pësuar një dëmtim dhe tashmë është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Bolognas. Portieri kuqezi ka dëmtuar gjurin e djathtë dhe po zhvillon përgatitje të diferencuar nga grupi.
Sipas medieve italiane, “gardiani” i skuadrës italiane mund të qëndrojë një javë jashtë fushës së blertë. Në këtë mënyrë ai do të jetë gati për sfidën e ardhshme kundër bardhezinjve të Juventusit.
Kujtojmë që Etrit Berisha u transferua te Atalanta në këtë sezon dhe ndërkohë po shkëlqen me paraqitjet e tij.