Nuk kanë fund çmenduritë e PSG-së në merkaton e futbollistëve. Pasi shpenzoi 222 milionë euro për Neymar Jr dhe 180 mln për Kylian Mbappe, gjiganti francez është gati të nxjerr nga arka 75 milionë euro të tjera.
Sipas asaj që shkruan “Express”, PSG është e interesuar për një zëvendësues të Edinson Cavanit, të cilin e ka gjetur në Premier League angleze. Bëhet fjalë për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfied Zaha. Kartoni i bomberit nga Bregu i Fildishtë vlerësohet shumë lart, me Crystal që kërkon jo më pak se 90 milionë euro.
Gjithsesi, PSG është e gatshme të ofrojë vetëm 75 milionë dhe në lojë pritet të futet edhe dëshira e futbollistit, i cili po bën mjaftueshëm mirë në këtë sezon për tu harruar të Crystal.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.