Donis Avdijaj, talenti nga Kosova, ka rënë nën “radarët” e ekipit të Këln-it në Gjermani. Kartonin e lojtarit e ka skuadra e Schalkes dhe për momentin ai është i huazuar tek Roda JC Kerkrade në kampionatin holandez.
21-vjeçari i huazuar në ligën holandeze në merkaton e janarit do të jete pjesë e ekipit të Rodas deri në fund të këtij sezonit. Gjithçka mbetet për t’u parë nëse lojtari do të vendosë të qendrojë tek Schalke 04, apo do të kërkojë një tjetër destinacion për sezonin tjetër pasi ‘blutë mbretëror’ duket se nuk duan që ta kenë më pjesë të tyrë atë që para disa vitesh konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj në Europë.