Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është rishfaqur në media, teksa ka akuzuar FIFA-n se ishte inskenim i tyre përjashtimi i tij nga çdo kompeticion futbollistik.
Kampioni i botës me kombëtaren franceze u shpreh se ky dënim nuk e ka dëmtuar aspak figurën e tij, ndërsa ka shtuar se çështja ndodhet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Skualifikimi nuk më dëmton, nuk e pranoj. Nuk e ndiej veten të skualifikuar. Zvicra më nxori të pafajshëm, duhet ta kishte bërë dhe FIFA, por nuk e bëri për arsye politike. Gjithçka ishte politike. Vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s e shfrytëzova për të bërë ngë pushim pas 25 viteve impenjim. Nuk më intereson fare pezullimi, që është një palaçollëk prej të çmendurish. Tani çështja do të gjykohet nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk mund të më pengojnë që të punoj në botën e futbollit.”
Gjithashtu, Platini foli edhe për VAR-in, që sipas tij, po i shndërron arbitrat në kukulla.
“VAR-i mund të ndihmojë, por më pas vendos gjithmonë njeriu. Dizenjatorët i kanë shndërruar gjyqtarët në kukulla. Është e vështirë kur e humbet ndeshjen për një gabim të arbitrit, por mbetet njerëzore. Tani është teknologjia, që sërish gabon. Nuk është e mundur ta përcaktosh me saktësi të plotë që një ndërhyje me dorë është ose e jo e vullnetshme. Duhet t’i lëmë njerëzit të luajnë mes tyre. Futbolli është shpikur për lojtarët, jo për arbitrat”–përfundoi Platini.