Eric Abidal mbahet mend nga të gjithë sportdashësit për historinë e tij të trishtë teksa u prek dy herë nga sëmundja e rëndë e Tumorit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u detyrua ta linte futbollin në moshë të re, ndërsa sot vijon të jetë shëndoshë e mirë falë kontributit të klubit katalanas.
Por, një skandal raportohet sot në Spanjë teksa “El Confidencial” raporton se policia vendase ka përgjuar katër telefonata ku ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell ka pranuar që organi i transplantuar është blerë në mënyrë të paligjshme.
Kujtojmë që mbrojtësi francez u diagnostifikua me tumor në vitin 2011, ku edhe u operua me urgjencë. Ai sot është sekretar i klubit të Barcelonës. Megjithatë pas versionit të publikuar ditën e sotme, pritet që Prokuroria Spanjolle të akuzojë për trafik të paligjshëm organesh.