Tre raste të servirura në moviolë për ndeshjen Kukësi – Skënderbeu nuk kanë mjaftuar për të mbyllur debatet në studion e “Fair Play” në News 24. Albano Janku në rolin e moviolistit ka kërkuar që disa raste të diskutohet në redaksi para se të serviren ndërkohë që moderatorja Enkeleda Zeko i ka thënë publikisht se një diskutim i tillë nuk mund të bëhet para teleshikuesve.
Presidenti Safet Gjici ka kërkuar të transmetohet një rast i dyshimtë për një penallti të pa dhënë ndaj Kukësit, rast të cilin regjia nuk e ka transmetuar. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur debat.
“Transmetojeni atë penalltinë që sna kanë dhënë. Më duket si e qëllimeshme”, ka thënë Gjici.
Moderatorja e emisionit Enkeleda Zeko ka vijuar: Nuk e ka evidentuar gazetari. Do ta gjejmë si rast dhe do ta transmetojmë.
“Aa nuk e paskeni evidentuar. Jepini të gjitha rastet. Kështu është e qëllimshme”, ka replikuar presidenti Gjici.