Armando Sadiku po kalon momente të mira me kombëtaren, ku ka shënuar 6 gola. Ai shihet si një ndër lojtarët e të ardhmes me fanellën kuqezi. Momentalisht golashënuesi më i mirë i kombëtares është Erjon Bogdani, i cili ka shënuar 18 gola, të cilin Sadiku kërkon ta arrijë, pse jo dhe të thyejë rekordin e tij.
“Qeshim shpesh me Bogdanin në grumbullime, i them se do ta kaloj. Po e shoh herë pas here listën e golashënuesve”, ishin fjalët e Sadikut për mediat pas ndeshjes së mbrëmshme, ku kërkon që të kalojë kuotën e golave të ish-bomberit të Shqipërisë.