Një nga momentet më të përfolura në sfidën Vllaznia-Tirana 0-0, ishte dyluftimi i pazakontë mes Pjeshkës dhe Muzakës.
Mbrojtësi i ekipit shkodran, gjatë një dyluftimi me Muzakën e “përqafoi” mesfushorin bardheblu, të cilin e hodhi në tokë.
31-vjeçari doli i dëmtuar nga fusha pas goditjes që mori nga Pjeshka, por ai që ka bërë humor me këtë moment ka qenë kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.
Pasi postoi videon në profilin e tij në Facebook, Shtubina i drejtohet mesfushorit tjetër të Vllaznisë, Bardullës, i cili ishte pranë Pjeshkës dhe Muzakës në dyluftim.
“Po ti Burdu ça don aty, lëri djemtë të bëjnë qejf!”, i shkruante Shtubina me humor Bardullës.