Gerard Pique pritet të rikthehet në ndeshjen kundër Sevillas. Qendërmbrojtësi i Barcelonës dëshiron që të ndihmojë skuadrën e tij duke parë gjendjen që skuadra e Luis Enriques po kalon në këto momente.
Sipas “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi spanjoll pritet të jetë gati për takimin e së dielës.
Kujtojmë që te Barcelona ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe në këtë mënyrë rikuperimi i Piques qetëson trajnerin Enrique.