Përhapja e pikave të bastit është një fenomen i zgjeruar masivisht në Shqipëri. Thuajse në çdo rrugë dhe pranë shumë shkollave gjenden lloto që frekuentohen në pjesën më të madhe të kohës.
Por një raport i nxjerrë nga Qendra Kombëtare të Biznesit nxjerr statistika skandaloze që paraqesin një realitet të errët lojërave të fatit.
Deri më tani numërohen 3196 qendra bastesh të regjistruara, që në raport përpjesëtimor i bie të jetë 1 loto për çdo 730 qytetarë. Në krahasim me shifrat e publikuara në vende si Italia, Anglia dhe Serbia, Shqipëria ka një numër më të madh të përqëndrimit të basteve. Në Angli raporti është 1 pikë basti për 6500 banorë, kurse fqinjët italianë kanë një numër më të madh bastesh; 1 pikë basti për çdo 4500 banorë. Në Serbi është zyrtare shifra mesatare është një loto për çdo 3800 qytetarë. Bosnja ka një raport akoma më negativ; 1 loto për çdo 1750 veta.
Pavarësisht apelit të shoqërisë dhe nismave ligjore për reduktimin e pikave të aktivitetit të lojërave të fatit, fenomeni i lojërave të fatit është kthyer në një prej aktiviteteve më kryesore financiare në vend.