Futbollisti i Tiranës Marvin Turtulli ka vizituar mbrëmjen e së mërkurës sulmuesin e Skënderbeut Dejvi Bregu. Qendërmbrojtësi bardheblu i ka uruar shërim të shpejtë 23-vjeçarit duke i dhënë kurajo për të kaluar dëmtimin në krah. Futbollistët u përplasën fizikisht gjatë një aksioni në miqësoren e fundit të zhvilluar midis Skënderbeut dhe Tiranës, ku Bregu mbeti i dëmtuar.
Sjellja e Turtullit tregon solidaritet, edhe pse ai dhe Bregu mbrojnë ngjyrat e skuadrave kundërshtare në Kategorinë Superiore.