Skuadra e Egnatias është duke u përgatitur për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Kupë ndaj Luftëtarit.
Mirëpo reshjet e dendura të shiut kanë bërë që rrogozhinasit të mos e vijojnë stërvitjen në stadiumin e tyre, “Hasan Zyla”, por të shkojnë më tej, deri afër qytetit të Peqinit, ku stërvitet Shkumbini.
Këtë lajm e raporton vetë klubi i Egnatias me anë të një postimi në rrjetin faqen zyrtare “Facebook”.
Kujtojmë që ndeshja mes Egnatias dhe Luftëtarit për Kupën e Shqipërisë do të luhet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin “Hasan Zyla”.