Sot, Partizani po luan kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, ndërkohë që në sy ra në stadium trajneri i Tiranës, Ardian Mema. Ky i fundit, vetëm një javë para derbit ndodhet në impiantin “Selman Stërmasi” për të studiuar kundërshtarin e sfidës së ardhshme.
Ndërkohë pas 45-minutëshit të parë, ai është futur në ambientet e stadiumit ku dhe u takua rastësisht me kreun e klubit të kuq. Presidenti Gaz Demi e uroi për fitoren ndaj Skënderbeut: “Urime për fitoren”.
Ndërkohë, përgjigja e Memës ishte e menjëhershme: “Ooo president, si jeni? Faleminderit”, përfundoi ai, raporton neësport.al. Vetëm disa ditë para derbit, atmosfera ka nisur të ndizet. A do të arrijë Tirana të fitojë pas 5 vitesh kundër të kuqve? Këtë do e tregojë vetëm fusha e blertë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.