Një ngjarje interesante ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen miqësore mes Elbasanit dhe Lushnjes.
Gjatë lojës në fushën sportive të qytetit të Elbasanit në tapetin e blertë ka hyrë dhe një lojtar i “paprotokolluar”. Bëhet fjalë për një qen që mesa duket i ka shpëtuar të pranishmeve që po ndiqnin nga afër këtë miqësore dhe ka hyrë bashkë me një top duke dashur të bëhet protagonist me lojtarët e tjerë.
Ndeshja u ndërpre për pak momente prej këtij episodi por më pas ka vijuar normalisht. Pamjet e mëposhtme janë publikuar nga gazetari sportiv Dashamir Qemali.