Kukësi luajti kundër Sherif Tiraspolit në kuadër të turit të dytë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 2-1, ndërsa në një moment trajneri Ernest Gjoka iu drejtua Simon Rrumbullakut: “Simo luaj fort. Vërtetë kundërshtari është më i gjatë se ty, por ti je më i mirë se ai”, motivon në këtë mënyrë trajneri kryeqytetas futbollistin e tij.
Në krahun e majtë të mbrojtjes shtatshkurtri ishte mjaft aktiv duke shërbyer mjaft topa për shokët e tij të skuadrës.