Bastet futbollistike kanë dominuar në masë të madhe realitetin e jetës shqiptare në periudhën e demokracisë, sidomos në dekadën e fundit, ku “shpërthimi” i tyre u bë i papërballueshëm derisa u pranuan si pjesë e realitetit tonë, pavarësisht dëmeve që sjellin.
Vendimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të mbyllur një herë e mirë aktivitetin e llotove në Shqipëri deri në datën 1 janar të vitit të ardhshëm është pritur pozitivisht nga pjesa dërrmuese e shoqërisë, por aspak nga kompanitë e basteve.
Por gazetari dhe ish-drejtori i Arkivës së Shtetit Kastriot Dervishi na kthen pas në kohë për të zbuluar se si fenomeni i vendosjes së basteve nisi në Shqipëri në vitet e fundit të regjimit komunist.
Në një postim të tij në “Facebook”, Dervishi tregon se mënyra e vendosjes së llotove në sistemin socialist kishte një term tjetër, për t’i shpëtuar kontrollit dhe ndëshkimeve nga autoritetet e kohës.
Interesant është fakti se “llotot” janë vendosur dhe në ndeshje të voljebollit dhe basketbollit shqiptar.
Postimi i Kastriot Dervishit