Kosova i tregoi sot në mbrëmje Danimarkës se nuk ishte përgatitur për një “seancë stërvitore”, por për një betejë të vërtetë. Portieri i Manchester City-t dhe Kosovës Arianit Muriqi “thumboi” trajnerin e nordikëve Age Hareide duke iu përgjigjur me të njëjtat fjalë ironizuese, që 65-vjeçari e vlerësoi takimin e sotëm me Kosovën.
Muriqi postoi një foto pas takimit të paharrueshëm bashkë me shokun e përfaqësueses dhe lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit Lirim Kastrati.
“Stërvitje e mirë!”
Tekniku danez e cilësoi dje sfidën me Kosovën si “seancë e mirë stërvitore”, ku aludonte se Danimarka do të fitonte lehtësisht.
Por, Kosova duhet të shuajë “euforinë” pas rezultatit historik ndaj Danimarkës për t’u përgatitur maksimalisht për kundërshtarin e parë të fazës kualifikuese të EURO 2020, Bullgarinë, të cilët i presin sërish në “Fadil Vokrri” ditën e hënë. Optimizmi i madh te Kosova është shtuar ndjeshëm pasi skuadra po demonstron futboll argëtues dhe rezultativ duke mbetur të pathyeshëm për më shumë se një vit.