Ishte planifikuar si një garë e zakonshme, por ajo që ka ndodhur me Kamou Campbell ka trembur botën e sportit. 28-vjeçari merrte pjesë në turneun amerikan të New Yorkut të 3 mijë metrave, por në një moment ai humbi ndjenjat dhe ra në fushë.
Doktorët e pranishëm në këtë turne i dhanë ndihmën e parë, ndërsa më pas ambulanca e dërgoi në spital duke i shpëtuar mrekullisht jetën. P
as dy ditësh, ai u zgjua dhe tha: “Nuk kujtoj asgjë. Doktorët më thanë se zemra më pushoi dhe më sollën sërish në jetë. Ishte një moment shumë i frikshëm“, tha atleti për “BBC Sports”. Doktorët janë duke kërkuar shkakun që shkaktoi gjendjen e frikshme të atletit në fjalë.