Renato Malota e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kavilje dhe sot do të jetë gati në seancën stërvitore të të kuqve.
Afrimi i bujshëm i kësaj merkatoje vere për skuadrën e trajnerit Sormani nuk ka debutuar ende. Në dy takimet e para nuk u aktivizua nga italiani i stolit të Partizanit, ndërsa në sfidat pasardhëse pësoi një dëmtim në kavilje, të cilin tashmë për fatin e tij të mirë e ka kaluar plotësisht.
Me shumë mundësi, Malota do të luajë në takimin e radhës për Partizanin, ndonëse mbetet për t’u parë nëse do të jetë në formacion ose jo.