Tentativave të vazhdueshme nga klubi i Tiranës, se në ndeshjen me Kukësin duhet të gjykojë një arbitër me stëmën e FIFA-s i është përgjigjur pozitivisht Federata Shqiptare e Futbollit.
Sektori i Garave pranë këtij institucioni ka zgjedhur gjyqtarin e FIFA-s, Eldorjan Hamiti si bilbin kryesor të këtij 90 minutëshi, duke plotësuar në këtë mënyrë dëshirën e bardhebluve.
Tashmë, 24 herë kampionëve të vendit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjen në fushë, dhe të marrim maksimimun përballë nënkampionëve, pasi mbijetesa kalon pikërisht nga ky duel.