Përgatitjet e djeshme, Tirana i zhvilloi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Seanca stërvitore nisi në orën 18:00, ndërsa trajneri Ilir Daja kërkoi që të ishte me dyer të mbyllura për të punuar i qetë.
Rëndësi të lartë në këto përgatitje iu dha goditjeve standarde.
Ndërkohë pas përfundimit të seancës stërvitore, bardheblutë u grumbulluan në kryeqytet, ndërsa nisja drejt Elbasanit do të bëhet sot pasdite pas përgatitjeve që do të zhvillohen në kompleksin “Skënder Halili”.