Para startit të Botërorit “Rusi 2018”, redaksia newsport.al në bashkëpunim me kompaninë “Neptun” organizoi një lojë për të gjithë ndjekësit tanë. Ai që arrin të gjeje saktë skuadrat finaliste të Kupës së Botës dhe rezultatin final, arrin të fitojë një telefon Samsung A8 (2018) me vlerë 50 mijë lekë (të reja).
Me startin e Botërorit, përfundon loja dhe pjesë të saj vijojnë të jenë të gjithë ata që i kanë plotësuar kushtet e përmendura. Parashikimet e ardhura në inbox ose në komentin e postimit do të ruhen nga redaksia jonë dhe të gjitha do të shqyrtohen pas përfundimit të Botërorit. Theksojmë se vetëm 70 vetë kanë plotësuar kushtet, duke shpërndarë edhe postimin. Paçi fat!