Për herë të fundit kishim mundur më 2008-ën në “Asllan Rusi” Qipron 69-63, si dhe Zvicrën më 2009-ën në Korçë, 76-73. E tanimë jemi rikthyer tek suksesi me Sllovakinë, 72-65, por që na lë të fundit.
Tetë vjet pritje për një fitore dhe basketbollit të meshkujve në mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” i ka buzëqeshur fati. Kemi mundur Sllovakinë 72-65 duke i mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Kampionatit Evropian.