Përfaqësuesja e Kosovës luan sot takimin e parë në shëpi pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Kosovarët do të përballen në orën 19:30 me Letoninë në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Edhe pse vetëm një miqësore, Kosova kërkon të tregojë “muskujt” në këtë takim.
Sikurse është ndeshja e parë në shtëpi, interesi nga ana e tifozëve ka qenë i lartë. Në një njoftim zyrtar janë zbardhur dhe çmimet e biletave për këtë takim, ku mbi të gjitha theksohet se, siguria do të jetë tepër e lartë pasi biletat e prodhuara kanë elemetë të lartë të sigurisë si dhe sistemi i kontrollit të këtyre të fundit është i kompjuterizuar. Ndër të tjera, në njoftim cilësohet se, në stadium nuk do mund të mund të futet asnjë tifoz pa biletë, madje dhe fëmijët nuk do të lejohen nëse nuk kanë blerë një të tillë.
Çmimet e biletave:
Tribunat A, B, C, D = 10 Euro
Tribunat J, K, L. M, N = 3 Euro
Tribunat O, P, Q, R, S = 5 Euro
Tribunat U, V, X, Y = 3 Euro
Tribunat E, F, G, H, I = 10 Euro