Komiteti i Ekzekutiv është mbledhur sot për të përcaktuar axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së e cila është përcaktuar të zhvillohet në datën 15 mars, në hotel “Tirana International”. Të gjithë klubet që janë antar me të drejtë vote duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë Asamble. Problemet e futbollit, ndryshimet në rregullore, financat, strukturat vendimarrëse dhe e ardhmja e afërt janë në axhendën e punimeve të kësaj asambleje. Newsport.al ka marrë në dispozicion dokumentin ku janë zbardhur pikat mbi të cilat do të punohet në mbledhjen e Asamblesë.
Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar sot 13 pikat e axhendës
- Përshëndetja e presidentit
- Verifikimi i përbërjes së mbledhjes në përputhje me statusin e FSHF-së
- Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të numërimit të votive
- Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithëshme të datës 10.03.2016
- Raporti i presidentit mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv
- Aprovimi i pasqyrave financiare për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016
- Miratimi i Raportit të kompanisë Audituese “Delotte Albania”
- Aprovimi buxhetit për vitin financiar 2017
- Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2017
- Raporti i Komisionit të Etikës
- Ndryshimet në KDS/ rregulloren e DHZK-së
- Çështje të ndryshime
- Mbyllja e punimeve