Java e 17-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy takimet e fundit që do te luhen në Korçë dhe Fushë-Krujë në orën 14:00 dhe 17:00. Ndeshja e parë do jetë ajo midis Kastriotit dhe Teutës më pas Skëndërbeu do të presë në shtëpi Luftëtarin.
Për këto dy sfidat janë përcaktuar dhe arbitrat që do të mbajnë drejtësi. Në takimin Kastrioti-Teuta, arbitri i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja, asistentët e tij do të jenë Ermal Barushi dhe Orgest Grabova. Gjygjtarë i katërt i kësaj sfide, do të jetë Orlando Kuka. Takimin tjetër Skënderbeu-Luftëtari i është besuar gjygjtarit Hermal Llapra, asistentët e tij do të jenë Renato Malaj dhe Nuri Rrapaj. Ndërkohë gjygjtar i katërt di të jetë Olsid Ferataj.