Pas asaj humbje me shifrat 2-1, mediat spanjolle dhanë “alarmin” se atmosfera te “Los Blancos” nuk është më e njëjtë. Pas asaj deklarate që më vonë u mësua se Ronaldi ia kishte bërë Nanit, gazetat filluan të spekullonin për përçarje në ekip.
Por, sot lojtarët kanë dëshmuar të kundërtën e asaj që kanë raportuar mediat. Harmonia në ekip duke më e mirë se kurrë më parë, këtë e dëshmojnë këto postime në rrjetet sociale të lojtarëve, pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore, para ndeshjes me Villarrealin.
“Skuadra. Hala Madrid”, ka shkruar Modric.
“Shkojmë për ndeshjen e nesërme. Hala Madrid”, ka shkruar Ramos, teksa shihen në foto të bashkuar e të lumtur.
Këto dëshmojnë se lojtarët tashmë kanë lënë prapa humbjen me Valencian dhe duan të bëjnë sa më mirë në ndeshjet e radhës, pasi gjenden mirë në renditje, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.